Cilido qoftë plani juaj, e rëndësishme është t’ja nisni me këpucët e duhura. Lajmi i mirë është se koleksionet Pranverë – Verë 2021 janë plot me propozime interesante dhe kaq të larmishme për të plotësuar shijet dhe nevojat e gjithsecilit.
Duke filluar nga sandalet, balerinat por pa harruar dhe atletet, të cilat siç e dini tashmë mund të vishen me pothuajse gjithçka (provoni t’i kombinoni për shembull me një kostum elegant, rezultati do t’ju befasojë).
Gjithashtu, këpucët “slingbacks” super të rafinuara, që me elegancën e tyre kanë pushtuar stinët e kaluara dhe janë rikonfirmuar midis trendeve më të forta për pranverën dhe verën 2021. /abcnews.al