Mocioni nga ish-deputetët e PS, Spiropali: Në kongres diskutohen ata që janë delegatë

schedule20:18 / 27/02/2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin komentoi edhe letrën e 8 socialistëve dhe propozojnë ndryshime në statusin socialist.

Mes tyre është edhe kritikja e kryeministrit Rama, Arta Dade, ish-zv.ministrja Irena Beqiraj dhe figura të tjera. Lidhur me këtë Spiropali u shpreh se personat në fjalë nuk janë delegatë, por  megjithatë nuk përjashton edhe mundësinë e diskutimit në Kongres, nëse ky mocion vjen nga delegatët.

“Me gjithë respektin për Arta Daden, kur një letër përfundon kërkojmë largimin e kryetarit të partisë, më e votuara sot për sot. Ç’të thuash? Nuk janë delegatë, në kongres diskutohen ata që janë delegatë. Ka një statut, po të ishin delegatë ta bënin këtë mocion nga brenda. Tani unë nuk di se cilët janë të gjithë emrat. Ne kemi zhvillimet e Kongresit. Nesër është dita e parë, një takim i madh me gratë. Në ditën e dytë mbahet ai që quhet Kongresi i madh i partisë, konventa. Në ditën e tretë pastaj, takimi me të rinjtë për riformatimin e forumit rinor.

Ne nuk do shikojmë asgjë që është vetëm për konsum mediatik. Ne kemi diskutime për statutin aty, nëse ka delegatë që e mbështesin, në rast se propozohet aty patjetër që do e diskutojmë.

Do të diksutohet me gjithë të tjerat dhe pastaj do të votohen. PS nuk ka konkurente jo vetëm organizmimit por edhe ideve që hidhen”, u shpreh ministrja.

E pyetur nëse do u japin zë emrave simbolikë, si Dade Irena Beqiraj zv.ministre, apo Maqo Lakrori.

Për Irena Beqirajn spiropali tha se nuk di të ketë qenë ndonjëherë anëtare e PS, ndonëse Rama e bëri zv.ministre. “Shumë mirë e bëri për merita të tjera. Nuk e di të jetë në strukturat e PS. Zonja Dade është figurë emblematike e PS, padiskutim dhe ka patjetër meritat dhe vendin e vet. Në rast se këto ide zënë vend në Kongres përmes delegatëve do ta shohim”, tha Spiropali.

 

/abcnews.al

 

 

schedule20:18 / 27/02/2020