MLS ka një kampione të re, New York City shkruan historinë

schedule12:32 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 12:32 - 12 Dhjetor, 2021

New York City ka shkruar historinë në futbollin amerikan, për herë të parë ka fituar kampionatin amerikan.

Skuadra nga New Yourku është shpallur kampione e MLS-së, e cila ka debutuar në elitën më të lartë të futbollit në amerikë në vitin 2015.

Për t’u shpallur kampione e MLS, skuadrës së New York City, iu është dashur të mposhtin Portland Timbers, dhe kjo është arritur vetëm falë gjuajtjeve të penalltisë, ku “ruleta ruse” i buzëqeshi skuadrës nga New Yorku.

Koha e rregullt e sfidës përfundoi 1-1: skuadra e teknikut Ronny Deila kaloi e para në avantazh falë golit të shënuar nga Castellanos, por kundërshtarët barazuan në minutat e fundit të kohës shtesë.

York City arriti të triumfojë pas gjuajtjes së penalltive, falë pritjeve të portierit Johnson. Skuadra feston titullin e parë në histori, po ashtu edhe tekniku norvegjez Ronny Deila, që pas sukseseve në Norvegji me Stromsgodset dhe Skoci me Celtic, fiton titullin e parë në Amerikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!