“Mllefi s’është alternativë e as zgjidhje”, Tabaku: S’mund të jemi bojkoti i shqiptarëve

schedule16:13 - 16 Maj, 2023

schedule 16:13 - 16 Maj, 2023

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor të 14 majit.

Me një shënim në “Facebook”, Tabaku thotë se ndihet kokëulur para demokratëve dhe votuesve të djathtë pasi sipas saj nuk arritën të japnin dot një alternativë, e cila do të përbashkonte Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Sipas saj, nuk mund të jetë alternativë dhe as zgjidhje përleshja e pakuptimtë mes demokratëve.

Tabaku tha se në çdo kuti votimi, nga jugu në veri, mesazhi ishte shumë i qartë: të pranohen gabimet dhe nisë puna për të ndërtuar një PD ndryshe. Mes tjerash, Tabaku thotë se PD-ja duhet të ngrihet nga hiri, dhe të kthehet në një alternativë shprese për shqiptarët.

Regimi në Facebook: 

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.

Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.

Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!

Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja! Koha dhe humbjet e njëpasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët. Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!