Mkhitaryan: Erdha te Interi se dua të fitoj sërish. Dybala te Roma? Jam i lumtur

schedule10:05 - 29 Korrik, 2022

schedule 10:05 - 29 Korrik, 2022

Henrik Mkhitaryan vendosi të qëndrojë në Serie A pavarësisht ofertave që kishte nga kampionatet e tjera.

Mesfushori ndërroi fanellë, teksa preferoi të vishte atë të Interit, duke u larguar kështu nga Roma si fitimtarë, pasi me verdhekuqtë ia doli të ngrinte në qiell trofeun e Conference League, takim që u luajt në “Air Albania” përballë Feyenoord.

Në një intervistë për “DAZN”, Mkhitaryan foli për javët e para të tij si zikaltër, teksa nuk nguroi të jepte edhe një mendim rreth tarnsferimit të Paulo Dybalas në “Olimpico”.

“Kam gjetur Dzekon, Darmian dhe Lukakun të cilët më treguan shumë për këtë ekip. Që nga dita e parë ndihem mirë.

Zgjodha Interin, por më erdhi keq që u largova. Te Roma isha mirë dhe fituam Conference Legaue. Në futboll gjërat ndryshojnë shpejt, megjithatë, unë ende dua të fitoj.

Mourinho u përpoq të më mbante, ashtu si edhe klubi, por në fund nuk gjetëm marrëveshje dhe mora vendimin për t’u larguar.

Tani ata kanë marrë Dybalan, jam i lumtur për ta. Kam luajtur me Lukakun për gjashtë muaj në Mançester, jemi kuptuar mirë në fushë dhe mendoj se do të jemi të lumtur edhe këtu, ai është më i fortë tani”, ka deklaruar mesfushori zikaltër. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!