Skafi pëson defekt, shpëtohen kapiteni dhe 7 turistë në shpellën e Haxhi Alisë

schedule14:04 - 22 Korrik, 2021

schedule 14:04 - 22 Korrik, 2021

Shtatë turistë dhe kapiteni i mjetit lundrues tip skaf janë shpëtuar mesditën e sotme në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. ABC mëson se skafi me të cilin po udhëtonin turistët kishte pësuar defekt duke u bllokuar në shpellë. Me ndërhyrjen e policisë kufitare dhe rojes bregdetare është bërë i mundur shpëtimi i tyre dhe shoqërimi deri në breg.

“Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues  Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!