Mjeshtrja e instrumentit të rrallë/ Marku: Oboe, pjesë e pa ndashme e imja, më shoqëron kudo

schedule11:39 - 27 Mars, 2025

schedule 11:39 - 27 Mars, 2025

Pak kush e njoh oboan si vegël muzikore, dhe të paktë janë gjithashtu ata që luajnë këtë instrument muzikor në vendin tonë. Xhovana Marku, oboiste, Pedagoge në Universitetin e Arteve rrëfen në Pas Mesnatë, pasionin e saj për këtë vegël muzikore, për të cilën thotë se nuk e ndan asnjëherë nga jeta e saj.

“Oboja është një zgjedhje që unë e kam bërë rastësisht në jetë, por më pas u bë pjesë e jetës sime, sepse i dha një kuptim që nuk e di si do ishte nëse nuk do ishte oboja.

Kur luan mendoj në cdo instrument, por vecanërisht në një instrument si oboja nuk mund të mos përfshihesh me gjithë qenien tënde kur luan, ndaj është e rëndësishme të bashkohesh me instrumentin.

Kam hyrë në lice në 2005, prej asokohe mbaj cdo ditë oboen, e studioj, madje qeshim kur them e marr edhe me pushime me vete, është kudo shoqëruesi im.

Oboja është një mekanizëm shumë I ndërlikuar, dhe mjeshtri që e merr në dorë për ta riparuar duhet të dijë mirë se cfarë po bën. Ndryshimi i temperaturave, e vë në rrezik instrumentin” thotë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!