Mjerim në Berat, e zonja e shtëpisë thirrje shtetit: Zoti thotë ha, por jepu edhe atyre që nuk kanë

schedule16:45 - 19 Shkurt, 2021

schedule 16:45 - 19 Shkurt, 2021

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti denoncoi sot një rast ekstrem të një familje në varfëri. Alizoti tha se familja me kushte të rënda ekonomike ndodhet vetëm pak metra larg qendrës së qytetit ku sipas tij qeveria shpenzoi 3 milionë euro për sheshin në Berat. E zonja e shtëpisë rrëfeu rrëfeu vështirësitë në të cilat bashkë me djalin jeton dhe akuzoi se pushteti lokal dhe qendror e ka braktisur.

“Zoti thotë ha, por jepu edhe atyre që nuk kanë. Ti më kërkon taksë, më jep 27 mijë lekë dhe unë paguaj 60 mijë lekë shtetit. Kryeministri na tha do të japim shpërblim, por asgjë. Na tha 80 mijë përkrahje, as atë nuk e bëri. I kam të dyja këmbët me hekur dhe kemp nuk marr.

Në bashki asnjë gjë. Ju bëni punë të mirë, që shikoni shtëpi në shtëpi dhe Zoti ju bekoftë, ti thoni atij cfarë ke bërë?” tha ajo. Tomorr Alizoti  i tha se “Edhe unë dikur jam rritur në internime në këtë gjendje” dhe u premtoi se nëse pas 25 prillit PD-ja fiton realiteti do të ndryshojë./ db/ ABcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!