Analisti Frrok Çupi, i ftuar në panelin e ‘Real Story’ e cilësoi Berishën si një person të frikshëm.
Sipas tij, Berisha i ka sjellë shumë telashe vendit dhe se është shumë larg për të ardhur në pushtet sërish.
“Në momentin e tanishëm nuk ka nevojë për të fituar zgjedhjet nga PD, mundësisht duhet një anarki totale si në PD. Shqipëria do të ishte e izoluar nëse do të vinte PD.
PD nuk i duhen institucionet sepse është parti militare që djeg dhunon dhe i duhet Flamur noka me shokë. Problem është nëse duhet pasur frikë PD.
Unë e konsideroj të frikshëm sepse i ka bërë këtij vendi të 99-at, e ka vrarë, e ka shëmtuar. Në kohën e tij ka qenë vendi më i shëmtuar. Njerëzit që ka rreth tij që thonë të mos kemi Edi Ramën dhe të kemi këdo, mund të votojnë Sali Berishën. Shumë njerëz që votojnë Sali Berishën nuk duan t’ja dijnë nëse ke turizëm, nëse je afër BE, nëse ke bërë progres.
Sali Berisha si Sali është shumë larg për të ardhur në pushtet. Mjerë ai që nuk ka frikë Sali Berishën. Jozefina Topalli tha një të vërtetë që Sali Berisha është forcë e natyrës që do të thotë është lumë, po erdhi të mori. “- u shpreh analisti. /abcnews.al