Mjeku u nda nga jeta prej Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: Ishte pa punë

schedule10:18 - 3 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 3 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut Anibal Byberi i cili humbi betejën me Covid-19 në moshën 53-vjeçare.

Në njoftimin për media ministria deklaroi se mjeku ishte konfirmuar me Covid-19 disa ditë më parë dhe po trajtohej në banesë, ndërsa vetëm pas komplikimit të gjendjes së tij shëndetësore është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

Sipas MSH, mjeku vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Mbetet i paqartë shkaku i infektimit të tij, për shkak se sipas MSH, kohët e fundit mjeku kishte qenë i papunë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me hidhërim të thellë konfirmon humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid19.

Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, njofton MSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!