Mjeku tregon se cila maskë ju mbron më shumë: Mos u ndjeni supermenë, distanca është kyçe

schedule19:11 - 29 Korrik, 2020

schedule 19:11 - 29 Korrik, 2020

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka treguar llojet e maskave që janë më të sigurta për mbrojtjen nga koronavirusi.

Ai ka postuar në rrjetet sociale edhe fotot e maskave që përdoren më shumë në përditshëri duke treguar edhe përqindjen e efektshmërisë së tyre.

Megjithatë, ai thekson se distanca është siguri 100% dhe asnjë lloja maske nuk të mbron më mirë se ajo.

“Qe ta kemi te qarte!

Jo cdo maske mbron!
Maska nuk eshte dordolec!

Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet!

 (Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem)
Qellimi i postimit eshte:
Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!
Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%!
Maska nuk eshte siguri 100%!
Asnje lloj maske!

Distanca eshte kyçe”, shkruan Alimehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!