Ish-ministri i Shëndetësisë: Të lejohen testimet në spitalet private, ISHP-së po i zihet fryma

schedule13:37 - 23 Korrik, 2020

schedule 13:37 - 23 Korrik, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis i bën thirrje qeverisë të lejojë testimet për Covid-19 në spitalet private.

Duke folur në emisionin Wake-Up, Soli tha se është krim që qeveria po pengon të kryhet ky proces pasi ISHP po i zihet fryma nga fluksi i madh i testimeve dhe kërkesat e qytetarëve nuk po ndiqen nga Urgjenca Kombëtare.

“Institutit të Shëndetit Publik po i zihet fryma. Duhet decentralizuar ky proces.

Është një krim që qeveria nuk lejon spitalet private apo dhe qendrat e tjera shëndetësore të bëjnë testin, sepse edhe 127 është 12…leshi; nuk e merr dot kurrë dhe nuk e kap dot kurrë, dhe kur thonë që marrim 3000 telefonata nuk ka mundësi praktike t’u përgjigjesh të gjithave.

Duhet të lënë ISHP të flasë më fort që të kryejë teste edhe ne spital”, tha Solis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!