Mjeku spanjoll jep lajmin e “hidhur” për Diakhaby: Mund të ketë mbyllur karrierën para kohe

schedule11:16 - 5 Mars, 2024

schedule 11:16 - 5 Mars, 2024

Nuk mund të kishte mbyllje më të hidhur për “Galaktikët” e Real Madrid. Në transfertën e Valencia, djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, në “Estadio Mestalla”, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, përballje e cila shkaktoi jo pak polemika në fund e saj.

Kjo për shkak të arbitri, Gil Manzano, i cili teksa po luhej minuta e 9’ shtesë, pavarësisht se ishin dhënë vetëm 7 të tilla, gjyqtari i njohur vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes vetëm një apo dy sekonda para se “ylli” anglez, Jude Bellingham të shtynte me kokë topin drejt rrjetës për golin e 2-3, pas një krosimi nga e djathta.

Megjithatë, një tjetër episod, që mori shumë vëmendje ishte dëmtimi i Mouctar Diakhaby, kjo për shkak se “shkatërruesi” francez i Real Madrid, Aurelien Tchouameni u rrëzua me gjithë peshën e tij mbi gjurin e lojtarit të Valencia duke e dëmtuar rëndë, me të gjithë futbollistët prezentë në fushë vendosën duart në kokë pasi shpejt u kuptua sa dëmtim i rëndë ishte.

Francezi dëmtoi rëndë gjurin dhe në rastin më të mirë mund të kthehet në fushë vetëm pas një viti. Kjo është konfirmuar edhe nga mjeku që mori përsipër rastin e 27-vjeçarit, Enrique Gastaldi, i icili theksoi se para se të mëndojë rikthimin në fushë të Diakhaby, francezit i duhet të mendojë që të rikthehet të ecë normalisht.

“Është një dëmtim shumë i rrallë, por mund ta them me siguri se është më seriozi që një futbollist mund të pësoj në gju. Ka këputur katër apo pesë ligamente, një dëmtim i frikshëm. Gjuri ka dalë nga vendi, kocka ka lëvizur. Kur kjo ndodh mund të këputet arteria, vena apo nervi. Bëhet fjalë për diçka shumë serioze.

Gjëja e parë që unë mendoj kur përballem me një dëmtim të tillë është nëse pacienti do të rikthehet të ecë pa problem, nuk mendoj për rikthimin e tij në fushë. Duhen minimalisht nëntë apo 12 muaj për të parë të gjithë ecurinë, nuk mund të flitet për data pasi është e pamundur ta parashikosh. Mund të duhen edhe një apo dy operime të tjera. Kur dëmton arterien rrezikon këmbën”,- u shpreh Gastaldi, i cili më tej shtoi se Diakhaby mund ta ketë mbyllur para kohe karrierën si futbollist. /i.m /abcnews.al