Mjeku shqiptar: Shqipëria nuk ka luksin për të zgjedhur, vaksina ruse dhe kineze i kanë dhënë provat

schedule19:43 - 24 Mars, 2021

schedule 19:43 - 24 Mars, 2021

Mjeku shqiptar në Londër, Leidon Shapo në një intervistë të dhënë për Radarin informativ në Abc ka analizuar procesin e vaksinimit që po ndjek Shqipëria.

Shapo është shprehur se Shqipëria nuk e ka luksin që të prese të marrë vaksinat e certifikuara, sipas tij e rëndësishme është që të sigurohen vaksinat për të mundësuar ngadalësimin e përhapjes së Covid.

Ndër të tjera ai ka theksuar se dy vaksinat e fundit Sputnik V që ka mbërritur në Shqipëri dhe marrëveshja për vaksinën kineze janë dy vaksina që i kanë dhënë provat e tyre në disa vende ku ato janë përdorur.

Shqipëria dhe nuk është i vetmi vend nuk e ka luksin që të bëjë zgjedhje të vaksinave të certifikuara. Vaksina ruse është një vaksinë që përmes dy provave ngritur shumë skepticizëm, ajo që bëri kthesë ishte faza e tretë që grumbulloi dhe kishte mbi 20 mijë adult mbi 20 vjeç dhe efektet që dha dhe u pa se ishin efekte anësore të lehta. Është një vaksinë ndryshe nga astraZeneca. EMA po e investigon atë dhe në Rusi që vijoj vaksinimi ishin bërë mbi 2 mln vaksina. Ndërkohë që

Presidentja e Këshillit Evropian ka ngritur kritikë ndaj autoriteteve ruse se kërkojnë të shesin vaksinën e tyre. Ne fare mirë mund ti themi po një kontingjenti nga Emiratet por duhet që të analizohet nga ekspertiza e ekspertëve dhe e specialistëve të OBSH-së në lidhje me benefitet që ka.

Nuk më bind fakti se është dhuratë nga Emiratet duke diskutuar efektet anësore në rusi dhe në vendet që e kanë aplikuar një gjë të tillë mund të na e bëjë më të lehtë këtë. EMA është duke e investiguar.

Vaksina kineze dhe teknologjia e tyre është e përparuar sa ajo ruse, Nuk dua të keqkuptohem se certifikimet dhe analizimet e fazës së tretë, ndërkohë tashmë ka nisur faza e katër për të parë zhvillimet e mëtejshme. Nëse do të bëjmë një mijë ose dy mijë do të na tregojnë se do të kemi probleme na bën të mendojmë shumë gjëra. I vetmi element që mungon tek këto dy vaksina, është se nëse ne të themi po do të na duhet siguria se na bën mirë”, ka thënë mjeku.

Sipas tij shifrat mund të rriten për shkak të grumbullimeve që mund të ndodhin në fushatën zgjedhore.e.su./abcnews.al