Nordian Xhindi me profesion mjek, ka ndarë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, pasionin e tij për të koleksionuar orë.
Ai tregoi se pasioni për të koleksionuar orë ka nisur që në moshë të vogël dhe tashmë bëhen 30 vite.
Po ashtu tregoi se në koleksionin e tij ka edhe orë që datojnë që nga koha e “Mbretit Zog”, si edhe nga koha sovjetike, koha e Stalinit.
“Pasioni për të koleksionuar orë më ka nisur që në moshë të vogël, kur isha 11 vjeç. Kam qenë i dhënë pas mekanikës dhe më pëlqente pafund “tik-tok” që bënte ora. Si filli e nisa me orët e prindërve dhe të afërmve të mi, të cilat i ruaj me fantazi dhe sot”, ka treguar ai.
/abcnews.al/