Mjeku serb: Zgjidhni dhe merrni, kush vaksinohet shpëton nga vdekja

schedule17:30 - 8 Shtator, 2021

schedule 17:30 - 8 Shtator, 2021

Situata nga COVID-19 nuk është aspak pozitive në të gjithë rajonin e Ballkanit. Mes vendeve me numër të lartë të të prekurve është edhe Serbia.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Nish, Dr. Milorad Jerkan u shpreh për mediat serbe se numrat e personave të infektuar cdo ditë janë mbi 200.

Ajo që shqetëson më shumë mjekët është numri i madh i fëmijëve.

Mjeku Milorad Jerkan shprehet se zgjidhja e vetme është vaksina kundër COVID-19.

Ata që vaksinohen nuk vdesin. Ata marrin ilaçe dhe shërohen shpejt. Të rinjtë janë kryesisht të pavaksinuar dhe kanë një pamje të dobët klinike.

Thelbi është se të gjithë ata që vaksinohen kanë simptoma më të lehta klinike dhe shërohen me një terapi të caktuar klasike” tha ai.

Sot në Greqi u shënuan 24 viktima dhe 5633 raste të reja./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!