Mjeku psikiatër: Autori i masakrës dhunonte të afërmit sa herë drogohej, nuk pranonte mjekim

schedule09:30 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:30 - 7 Gusht, 2020

Mjeku psikiatër Gentian Cala i cili kishte marrë në trajtim autorin e masakrës në Pogradec, Olsi Çekiçi ka treguar se problemet e shëndetit mendor të viktimës kishin lindur si shkak i përdorimit të lëndëve narkotike.

Sipas tij ai ushtronte dhunë ndaj familjarëve sa herë ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

https://www.youtube.com/watch?v=oJV-uAG33Cg

Ai nuk kishte pranuar të merrte mjekime ndërkohë që e ëma shkonte në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë ilaçesh për të birin.

Në dëshminë e dhënë një ditë më parë Çekiçi u shpreh se nuk pendohej për aktin e rëndë që kishte kryer pasi një ditë kjo gjë do të ndodhte.

Ky nuk është rasti i parë ku të sëmurë mendorë marrin jetë njerëzish. Një nga ngjarjet të rënda ka qenë ajo e Selenicës në 10 gusht 2018. Ritvan Zyka vrau me automakik 8 anëtarë të fisit të tij.  Një tjetër ngjarje është edhe ajo në Memaliaj në shtator 2019.

33 vjeçari Arjan Shahaj vrau me sëpatë të atin e tij, 77 vjeç. Edhe Shahaj ishte me probleme mendore dhe i dënuar më herët me 12 vite për vrasje./abcnews.al