Mjeku Ilirjan Draçi është infektuar me Covid-19. Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore ai është shtruar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Ai ka ndarë një foto nga spitali me maskën e oksigjenit në fytyrë krah një kolegu që po i shërben në këto ditë mjaft të vështira.
Draçi thotë se të gjithë po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar nga kjo sëmundje. Ai bën apel për mbajtjen e maskës, distancës dhe ruajtjen e higjienës duke theksuar se një gabim i vogël mund të kushtojë jetë.
“Vazhdon beteja teper e veshtire me virusin.te gjithe kolege,infsanitare miq dhe shoke,po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska,ruani distancen,lani duart.nje gabim ivogel,ju kushton jeten. Beteja vazhdon……”, shkruan ai./mv.abcnews.al