Mjeku kundër vaksinave denoncohet nga vajza e tij: Ai ëndërron të fitojë Nobelin

schedule11:01 - 24 Maj, 2023

schedule 11:01 - 24 Maj, 2023

Mjeku që qëndron pas një trajtimi të diskutueshëm që i është dhënë Donald Trump është etiketuar si “Shkencëtar i teorive konspirative” nga vajza e tij.

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Didier Raoult mikrobiologun më të njohur francez, të cilin vajza e tij, e cila e quajti diktator. Çështja po zhvillohet në gjykata dhe në rrjete sociale mes fyerjeve dhe ofendimeve.

Vajza e tij, një specialiste në angiologji në Spitalin Sainte-Marguerite në Marsejë, pretendoi se ajo u sulmua sepse foli kundër babait të saj.

“Ai ëndërron të marrë Nobelin”, tha ajo për revistën L’Express. “Ai është bërë lider i teoricienëve konspirativ dhe i anti-vaksinave”.

Raoult, ish-drejtor i Grupit të Kërkimit të Sëmundjeve Infektive  në Marsejë, u bë i njohur gjatë pandemisë për pretendimin e tij se koronavirusi mund të trajtohej me një ilaç kundër malaries, hidroksiklorokinë.

Ky medikament është marrë kur ish-presidentët e SHBA-së dhe Brazilit, Donald Trump dhe Jair Bolsonaro, u infektuan me Covid. Dhe kjo, pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se ky ilaç nuk është i përshtatshëm për trajtimin e Covid-19.

Shumë argumentuan se nëse ky ilaç do të merrej gjerësisht, karantina mund të shmangej. Dhe vetë Raul argumentoi se vaksinimi mund ta kishte përkeqësuar pandeminë.

 “Vendosa të mos hesht dhe të them publikisht mendimin tim”, tha Magali Carcopino-Tusoli.

“Babai im nuk pranon kurrë të kundërshtohet. Ju nuk mund ta mbështesni në çdo gjë nëse nuk jeni dakord me gjithçka që ai thotë. Kjo sjellje e ka çuar në izolimin e tij. Ai toleron vetëm ata që i bëjnë lajka”, shtoi ajo.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!