Mjeku i njohur në “ABC”: Sa imunitet kanë pacientët që kalojnë Covid-in

schedule18:10 - 9 Nëntor, 2020

schedule 18:10 - 9 Nëntor, 2020

Imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në ABC, gjatë një bisede me gazetarin Endri Xhafo foli për pacientët që e kanë kaluar Covid-19.

Sipas, mjekut personat që e kalojnë virusin, mund të fitojnë imunitet deri në dy vjet ndërkohë që sqaroi se nga infeksionet e tjera sic është Cov 1, SARS apo Mers imuniteti zgjat me vite të tëra.

“Ky virus nuk ka të papritura të tmerrshme, sa i përket imunitetit. Antitrupat, nuk mund të themi me siguri se sa kohë do zgjasë, por nga eksperiencat  e mëparshme me koronaviruset e tjerë, zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Nga SARS Cov1 apo MERS zgjat edhe me vite të tëra. Nuk duhet të kemi frikë se do prekemi më, për dy vjet, jeni të sigurt”, theksoi Sulçebe.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!