Mjeku i njohur u shua për shkak të COVID, pas tre javësh ndërron jetë edhe e shoqja

schedule09:48 - 1 Mars, 2021

schedule 09:48 - 1 Mars, 2021

Rreth tre javë pas ndarjes nga jeta të neuropsikiatrit Hiqmet Shqerra për shkak të COVID, ka ndërruar jetë edhe e shoqja. Lajmin e ka bërë me dije i biri me anë të një statusi në rrjetet sociale. Përmes një dedikimi prekës ai shkruan se prindërit e tij nuk mundën të qëndronin të ndarë për shumë gjatë ndërsa premton se do të ndjekë hapat e tyre duke mbajtur larg emrin e të ëmës dhe të atit me respekt.

“Lamtumire mama.Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar.Dashuri idilike e juaja.Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe.Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lartduke qene engjejt e mi mbrojtes.

Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje. Ju qofte dheu i lehte te dyve!”, shkruan ai.

Neuropsikiatri i njohur Hiqmet Shqerra u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.  Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!