Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka një lajm të mirë nga fronti i luftës kundër koronavirusit. Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.
“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan epidemiologu i njohur.
Sot në Shqipëri u shënuan 20 viktima dhe nga 2714 testime u zbuluan 764 raste të reja. / db/ Abcnews.al