Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mjeku Edvin Prifti fiton në Apel të drejtën për të dhënë mësim në universitet

schedule11:21 - 26 Maj, 2021

schedule 11:21 - 26 Maj, 2021

Mjeku kardiolog Edvin Prifti ka fituar në Apel të drejtën për të dhënë mësim në universitetin publik të mjekësisë.

Ndërkohë e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut i është lënë ende e pezulluar deri në përfundim të hetimeve. Mjekut kardiolog iu sekuestruan 380 mijë euro dhe u vu nën hetim me dyshimin për evazion fiskal e korrupsion ne radhët e bluzave.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka vendosur sekuestrimin pasurive të mjekut Edvin Prifi. Konkretisht GJKKO ka vendosur sekuestro mbi llogaritë rrjedhëse dhe subjekteve tregtare në pronësi të Priftit që kapin vlerat e 51.479.368 Lek dhe 177.497 Euro.  /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!