Mjeku 98-vjeçar vijon punën edhe në kohë pandemie

schedule15:29 - 29 Prill, 2020

schedule 15:29 - 29 Prill, 2020

Ditëlindja e 99-të e Dr. Christian Chenay është afër, por ai vazhdon të kujdeset për pacientët gjatë pandemisë COVID-19.

Ai është mjeku më i vjetër i Francës dhe pas 70 vitesh shërbimi, ai thotë se ende dëshiron të ndihmojë njerëzit në periferi “të harruar” të Parisit.

Para epidemisë, dhoma e pritjes së mjekut në një rrugë të qetë në një periferi të Parisit me të ardhura të ulëta do të ishte aq e mbushur sa pacientët prisnin në trotuar, në radhë.

Madje disa pacientë nga zonat e largëta udhëtonin që në 4 të mëngjesit, për të qenë të sigurt në radhë.

Vendimi i Chenay për të vazhduar punën është pjesërisht për shkak të mungesës së mjekëve të familjes në Francë. Edhe pse vendi ka një reputacion për një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë, mungesa e mjekëve të përgjithshëm ka arritur në një pikë krize./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!