Mjekja: Vaksinimi ka ulur ndjeshëm numrin e të shtruarve kronikë

schedule17:14 - 15 Tetor, 2021

schedule 17:14 - 15 Tetor, 2021

Nga Ema Shazivari

Vaksinimi ka ndikuar në uljen e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në Infektiv. Në dy javët e para të shtatorit numri i të shtruarve shkoi në 200, ndërsa aktualisht janë 153 të hospitalizuar.

Mjekja infeksioniste e spitalit Infektiv, Entela Kolovani, thotë se një kategori e riskuar prej Covid janë edhe gratë shtatzënë.

“Kemi një numër pak më të lartë të grave që vijnë dhe hospitalizohen. Varianti Delta është më agresiv për gratë shtatzëna,” thotë ajo.

Në shumë raste pacientët e infektuar me Covid, paraqiten në spital shumë vonë. Mjekja tregon se kur është momenti që një person ti drejtohet spitalit.

Të rinjtë vijojnë të mbeten kategoria e cila po e shmang vaksinimin. Mjekët u drejtohen të rinjve me një apel për tu vaksinuar, pasi janë edhe kategoria më aktive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!