Mjekja tregon përgjigjen epike të bashkëshortit, kur mësoi se fëmija i tretë ishte përsëri vajzë

schedule21:38 - 23 Qershor, 2021

schedule 21:38 - 23 Qershor, 2021

Mjekja dermatologe te Klinika Vivia, Irena Savo është një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”.

Ajo përveç se është një doktoreshë e suksesshme, tregoi ndër të tjera së është edhe nënë e tre vajzave.

Lexo edhe: “Babai më ka vdekur kur isha e vogël”, preket sipërmarrësja e njohur: Nëna më ka arritur e vetme

Madje, Savo ndau me publikun edhe përgjigjen epike që dha bashkëshorti i saj, kur mësoi se fëmija i tretë ishte përsëri vajzë.

Ndonjëherë ndihem në faj. Më duket sikur nuk i jap kohën e duhur gocave, por pastaj them kam bërë një gjë shumë të mirë. U kam dhënë njëra-tjetrën. Babai ndihet i bekuar me tre vajzat. Madje kur isha shtatzënë me vajzën e tretë, e cila erdhi si një surprizë e bukur, nuk e kishim planifikuar. Edhe kur morëm vesh seksin i them:’Vajzë’ dhe ai që thotë: ‘Mos u mërzit, e kemi sistemin të ngritur, gati. Nuk e di sesi mund të jem babai i një djali”, tha doktoresha. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!