Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekja: Trajtimi në shtëpi pa u konsultuar me specialistin, çon në përkeqësimin e pacientëve me Covid

schedule16:39 - 6 Mars, 2021

schedule 16:39 - 6 Mars, 2021

Nga Ajgena Korbi

Të infektuarit me koronavirus që po trajtohen në spitalet Covid dhe ato rajonale për më shumë se dy javë nuk kanë zbritur nën 600, por peshën më të madhe të pacientëve po e mbajnë Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

Tek ish Sanatoriumi mjekja Eugerta Dilka na tregon se kapacitetet po shkojnë drejt ezaurimit  dhe pjesa më e madhe e pacientëve janë në gjendje të rëndë.

“Situata vijon të rëndë jemi drejt ezaurimit të kapaciteteve të vendit të spitalit, pasi pacientët vijnë në gjendje të rëndë. Pothuajse 2/3 e pacientëve në spital janë të një moshe mesatare nga 30 në 60 vjeç dhe shikojmë se është rritur shumë agresiviteti i virusit”, ka thënë mjekja.

Për rëndimin e shëndetit të të infektuarve me Covid 19 mjekja Eugerta Dilka rendit disa arsye.

“Pacientët që vijnë dhe shtrohen në spitalin tonë janë në gjendje të rëndë kjo dhe për shkak të mostrajtimit dhe paraqitjes te mjeku i familjes.Kemi pasur raste që kanë refuzuar shtrimin në momentin e parë që kanë ardhur, dhe pas një ditë gjendja e tyre është përkeqësuar duke përfunduar dhe në humbjen e jetës”, është shprehur ndër të tjera mjekja.

Përballë kësaj situate mjekët përveç thirrjes për të respektuar masat kundër infektimit  apelojnë dhe për të mos neglizhuar konsultën me mjekun e familjes në rastin më të parë që vëreni se diçka  nuk po shkon si duhet në shëndetin tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!