Me nisjen e vitit të ri shkollor, të gjithë prindërit e fëmijëve që do të regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe në klasën e parë do duhet të dorëzojnë dokumentin që verifikon se të vegjlit e tyre janë vaksinuar për gripin.
Gjatë një inspektimi të kryer ditën e sotme nga ana e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në qendrën shëndetësore në Kombinat, përfaqësuesja e kësaj qendre përsëriti thirrjen ndaj prindërve për përfundimin e kësaj procedure.
Ajo tha se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shëndeëtin e fëmijëve.
“Me vazhdimin e vitit të ri shkollor është i rëndësishëm dokumentimi i vaksinimit.
Në të gjithë institucionet arsimore prindërit duhet të dërgojnë një vërtetim që tregon kryerjen e kalendarit sipas dozave përkatëse dhe moshës përkatëse.
Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë për të siguruar shëndetin dhe fëmijëve dhe për të qenë në rregull me institucionet arsimore”, u shpreh ajo./abcnews.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/633651014202935/