Mjekja që u bë hit me kërcimin në litar ndan momente të karantinës në “ABC e mëngjesit”

schedule10:44 - 7 Maj, 2020

schedule 10:44 - 7 Maj, 2020

Ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” Odeta Shkëmbi, mjeke Stomatologe në një lidhje më Skype ka sjellë një histori interesante. Në këtë kohë pandemie qytetarët të izoluar në shtëpi sjellin momente të veçanta të mënyrës se si e kalojnë ditën e tyre.

Një rast i tillë është edhe situata e përcjellë në “Abc e mëngjesit”. Shkëmbi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku përformon live një valle nën ritmet e muzikës shqiptare.

“Pas marrjes së masave shtrënguese u përpoqa të merresha me aktivitet. Jetoj në kat të katërt. Kam angazhuar veten për të mësuar gjëra të reja. Pavarësisht se jemi në akrantinë unë vahzdoj të punoj. Masat në Singapor u shtynë deri në 1 qershor dhe vetëm transporti publik është më shumë i theksuar”, tha Shkëmbi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!