Mjekja polemikë me Binon: Radhë për tamponin, diagnoza me skaner pas 5 ditësh me temperaturë

schedule23:50 - 21 Gusht, 2020

schedule 23:50 - 21 Gusht, 2020

Shefja e Departamentit të Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino me anë të një statusi në facebook, ka shpjeguar se hetimi dhe gjurmimi, analiza e thelluar që tregojnë rrugët e transmetimit, dhe si është niveli i atakut të sëmundjes sars-cov-2  dhe Covid-19, kërkon një sy të stërvitur për ti identifikuar.

“Këtu kemi të bëjmë me një sëmundje djallëzore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes është një karakteristikë apo një sy i stërvitur mirë, njeh radiologjitë përkatëse”, shkruan Bino ndërsa thekson se testimi luan një rol të rëndësishëm për ti shërbyer përherë qëllimit final, atë të marrjes së menjëhershme të masave të kontrollit.

Bino përmbyll statusin e saj me këshillën që me shenjën e parë të kësaj sëmundje, duhet vetëizolim dhe të njoftohen strukturat shëndetësore.

Por në fakt në komentet e këtij statusi të Binos bie në sy ajo çfarë ka shkruar mjekja Teuta Pipa e cila ka shkaktuar polemikë me shefen e departamentit të epidemiologjisë.

Pipa duke kundërshtuar Binon, thotë se në rastin e saj diagnoza u vendos pas bërjes së skanerit dhe se zinxhiri i hetimit dhe gjurmimit në rastin e saj nuk funksionoi, edhe pse ajo ishte mjeke.

Mjekja shkruan se kontaktet e saj e diagnostikuan sëmundjen, me ekzaminim në privat, tamponin e kishin bërë ditën e 5-të pasi e kishin filluar mjekimin, dhe pasi kishin shfaqur temperaturën.

Kjo sipas Pipës ka ndodhur sepse kishte shumë radhë për tamponin dhe se në rastin e saj kishte mangësi në lidhje me raportimin e ndjekjen institucionale klinike.

“Silva e dashur, une kur u diagnostikova nuk e morra vete vendimin fillimisht, pavaresisht se dr e nderuar kuruese ishte perfekt ne komunikim per trajtimin tim nje mardhenie e kuptueshme mes kolegesh, une ngrita problemin qe cdo rast qe trajtohet per pneumoni e klasifikuar Covid me edhe me tampon negativ duhet te raportohet e te ndiqet nga institucionet perkatese , kjo nuk ndodhi , pas temperatures se raportuar kontaktet e mia e diagnostikuan me ekzaminim per pneumoni ne privat dhe e bene tamponin diten e 5 pas fillimir te mjekimit pas i kishte rradhe ( une ketu nuk ankohem per veten time pasi munda te mjekohem vete edhe fale keshillave tuaja e miqve , dita te mjekoj edhe ata , por qe pati nje mangesi ne lidhje me raportimin e ndjekjen institucionale klinike sipas asaj qe kam shpjeguar me lart qe cdo rast i duhet te fete i raportuar nga shteterori apo privati tek mjeku i familjes gje qe nuk ndodhi”, shkruan mjekja, ndërkohë që Bino është justifikuar me faktin se ajo e ka zgjedhur vetë ku të trajtohet, por përsëri mjekja e ka kundërshtuar këtë fakt.

Më tej ajo shkruan se çdo rast  që trajtohet për pneumoni e klasifikuar Covid, edhe me tampon negativ, duhet të raportohet e të ndiqet nga institucionet përkatëse që sipas saj kjo gjë nuk ndodh.

Mjekja komenton se për ndërgjegjësimin e popullatës nga ana e strukturave shëndetësore po bëhet shumë pak.

Ne ekperiencen time personale e familjareve pas meje diagnoza u vu me skaner sipas klasifikimit te CORADS 5 dhe zinxiri i hetimit e gjurmimit pavaresish profesionit tim nuk funksionoi ! Kam punuar ne poliklinike dhe shendet publik ne shkolla dhe e kemi pasur me detyrim qe nuk guxonte njeri to shkelte raportimin edhe te nje diareje 1 dirore !

Zinxhiri i raportimit ne stukturat perkatese duhet te rregullohej me ligjin e semundjeve infektive dhe te behej lidhja me strukturat shteterore e private per raportimin e cdo rasti !

E shkruajta rastin tim per te sherbuer ne menyre konstuktive per kete hallke qe eshte e rendesishme per shume arsye qe ne si mjeke i njohim i dime edhe shkeljet qe bejne njerezit e painformuar dhe pasojat per komunitetin !

Ne situate PANDEMIE dhe me kete lloj Virisi zinxhiri i keputur eshte me pasoja jetike I!! Te falenderoj per statusin Prof Silva ku munda te shkruaj keto rrjeshta per kete ceshtje !

Tjeter ; Kam shkruar here pas here edhe ne komentet e miqve te tjere dhe te autoritetit te Minisrtise qe per , rregullat e higjenes veteizolimin etj ne konsideraten time modeste eshe bere dhe behet pak per ndergjegjesimin e njerezve !!!

Behet me forma te pershtateshme per grupet e ndyshme te popullates tone , jo vetem me thirrje e postera , qe duket qe nuk ka patur suksesin e pritur ! Perqafoj Teuta !”, shkruan mjekja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!