Mjekja nutricioniste: Regjimi i shëndetshëm ushqimor duhet të jetë një kulturë familjare

schedule11:30 - 27 Nëntor, 2020

schedule 11:30 - 27 Nëntor, 2020

Mjekja nutricioniste Albana Daka ndau disa këshilla të rëndësishme për shëndetin në këtë kohë pandemie. E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja theksoi nevojën e ndjekjes së një regjimi të shëndetshëm ushqimor familjar për të patur një imunitet më të fortë dhe për të mbajtur larg sëmundjet e ndryshme.

“Para 20 vitesh për sëmundjet ajo që dominonte ishte gjenetika, ndërsa sot flitet që është stili i jetës që predominon kapjen ose jo nga sëmundja prandaj njerëzit po fokusohen tek mirëushqyerja dhe aktiviteti fizik.  Ulja e aktivitetit fizik të popullatës në tërësi, fëmijët e impenjuar në lojërat elektronike ka bërë që të kemi obezitet tek fëmijët që në moshat e vogla, dhe obeziteti sot po quhet “globezitet” se ka marrë përmasa të mëdha.

Në qendër të obezitetit qëndrojnë të gjitha sëmundjet e tjera, diabet dhe tension të lartë në moshë të re, 30-vjeçarë që trajtohen për hipertension.  Nuk duhet korigjuar vetëm regjimi ushqimor personal por dhe ai familjar. Regjimi i shëndetshëm është familjar, duhet të bëjmë një kulturë ushqimore të shëndetshme dhe nuk duhet ta lëmë fëmijën të hajë patatina se është i vogël se nuk e gjen gjë. Duhet të kemi një kuzhinë familjare dhe jo vetëm për personin që ka yndyrna të larta apo një peshë pak më të lartë.

Një kulturë ushqimore familjare që nesër mos të përballemi me sëmundje dhe imunitet të dobët. Pandemia ka treguar se persona të ndryshëm e kalojnë virusi në faza të ndryshe për shkak të imunitetit. Imuniteti jonë është i vendosur në traktin tretës dhe sa më shumë e keqtrajtojmë sistemin tretës, aq i ulët do të jetë dhe imuniteti.“, tha mjekja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!