Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekja në “Spitalin Amerikan”: Simptomat e laringitit akut, kujdesi që duhet treguar me kondicionerin

schedule08:58 - 19 Korrik, 2021

schedule 08:58 - 19 Korrik, 2021

Doktoreshë Enkeleida Afiani, pneumologe në “Spitalin Amerikan 1”, ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për laringitin akut, simptomat dhe shkaqet e kësaj sëmundjeje. Dr. Afiani tha se laringiti ndodh nga rrymat e ftohta të ajrit, virozat, bakteret apo kur sforcojmë zërin më shumë se ç’duhet.

Gjatë verës, ndodh si pasojë e përdorimit të tepruar të kondicionerit. Dr. Afiani theksoi se shenjat më të shpeshta janë kolla, dhimbja e fytit, bllokim i hundëve, ngjirje e zërit, vështirësi në gëlltitje dhe mund të shoqërohet gjithashtu me lodhje.

“Meqenëse infeksionet bakteriale janë shumë të rralla që shkaktojnë laringit nuk preferojmë përdorimin e antibiotikëve. Trajtimi është konservativ. Në fillim nga ndjesia e fytit të thatë mundohemi të lagështojmë sa më shumë me aerosol. Një anti inflamator dhe të qetësojmë pjesën e dhimbjes që kemi, lirimi i hundëve, mjalti duhet të përdoret sepse rregullon pH e fytit.”, tha mjekja.

Gjatë kësaj stine, mjekja theksoi rëndësinë e përdorimit të kondicionerit në temperatura jo ekstreme pasi prishin barrierat mbrojtëse. “Nuk duhet të krijojmë ndryshimet e theksuara të temperaturave brenda me jashtë, temperaturat shumë të ulëta prishin barrierat mbrojtëse që kemi në rrugën respiratore si dhe thahen mukozat, dëmtohet veprimi inciliar që pastrojnë mikrobet.

Organizmi ka temperaturën e vet dhe i duhet një kohë e caktuar për t’u aklimatizuar me ajrin e ftohtë. Thjesht ajri i ftohtë jep simptomat e lehta, rrufë, kollë, irritim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes tek pacientët më sëmundje kronike pulmonare por jep dhe hiperaktivitet bronkial.”, theksoi doktoresha duke shtuar se laringiti mund të përkeqësojë astmën.

“Një risk në disa raste kur sistemi respirator ka papastërti ose lagështira në ajër është e shtuar, kemi disa mikrobe që në kushtet e një trakti respirator të inflamuar të barrierave mbrojtëse janë të përshtatshëm për të krijuar infeksione. Në verë janë pneumonitë atipike, të cilat i favorizon kondicioneri i japin infeksion mushkërisë, që ndryshon nga pneumonitë e tjera. Pacienti është aktiv, mund të ketë kollë, lodhje por shkon në punë, ndryshe i thonë “the walking pneumonia‘”, shtoi më tej mjekja. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!