Mjekja në Kosovë sulmohet nga 15 qen endacakë, përfundon në spital me plagë të shumta

schedule07:47 - 31 Korrik, 2022

schedule 07:47 - 31 Korrik, 2022

Një mjeke e cila punon në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare është sulmuar nga 15 qentë endacakë pasditen e djeshme.

Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00

Express shkruan se bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli.

Mediat kanë kontaktuar me bashkëshortin e saj Bujar Surdullin.

Surdulli ka thënë se menjëherë pas sulmit nga qentë endacakë ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

Pas sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndruar në spital, pasi që e ka thyer dorën dhe e ka në allçi”, ka thënê Surdulli.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qentë endacakë po sulmojnë mjekë.

Ndryshe në prill të këtij viti tre mjekë ishin sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

Nga këta tre, vetëm dy prej tyre kishin kërkuar trajtim në klinikën Emergjente.

Ndryshe Komuna e Prishtinës, ka krijuar rreth 18 pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat komuna i ka vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim./Express/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!