Mjekja: Në pediatri janë të shtruar 9-11 pacientë

schedule16:34 - 8 Nëntor, 2021

schedule 16:34 - 8 Nëntor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Kthimi i fëmijëve në shkolla ka shtuar numrin e të prekurve nga Covid-19, por jo të atyre që kanë nevojë për trajtim në spital.

“Pak ndikim kemi nga frekuentimi i shkollës në kuptimin e hospitalizimeve. Mund të jetë numër i shtuar i atyre që kanë rezultuar pozitiv, por numri i të shtruarve në moshë shkollore është në të njejtat vlera. Nuk është se kemi shtim të rasteve me komplikacione tek këto grupmosha,“ shprehet mjekja.

Të shtruarit  në Pediatrinë Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” sipas shefes së këtij shërbimi, Gjerogjina Kuli, variojnë nga 9 në 11 pacientë të moshave nën 1 vjeç.

“Foshnjat janë ato që janë prekur dhe kanë manifestuar komplikacione të mushkërive,” thekson Kuli.

Tek të vegjlit problem mbetet mungesa e shenjave dalluese mes Covid dhe virozave  prandaj mjekja  i sugjeron prindërve të mos I dërgojnë fëmijët në kopshte apo shkolla në rast se vënë re  këto simptoma.

“Manifestimet klinike tek moshat e vogla janë njësojë si tek Covidi, si tek gripi sezonal apo virozat e tjera. Me bllokim hundësh, kollë, temperaturë.  Ato shenja që i paraqesin të rriturit si humbje shije apo nuhatje, fëmijët nuk arrinë ti thonë. Thjeshtë nga klinika nuk e ndajmë dot a është Covid apo virozë tjetër. Duke pasur parasyshë situatën dhe shenjat tek pjestarët e tjerë dyshojmë. Çdo fëmijë i shtruar i nështrohet testit të shpejtë dhe kur hynë në repart I bëjmë dhe tampon për të hequr çdo lloj dyshimi,” shprehet mjekja.

Që prej fillimi të pandemisë në vendin tonë rreth 500 fëmijë kanë këkuar ndihmë spitalore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!