Mjekja e Sanatoriumit: Anibal Byberi trajtohej prej 10 ditësh në shtëpi, ndërroi jetë kur po intubohej

schedule11:18 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:18 - 3 Gusht, 2020

Mjekja Silvana Bala ka treguar detaje të reja nga ndarja nga jeta e mjekut Anibal Byberi. Ajo tha mjeku kishte 10 ditë që trajtohej në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut me të cilin po konsultohej.

Ajo u shpreh se mjeku nuk ishte intubuar, por ka ndërruar jetë kur po intubohej për shkak të parametrave jetësorë të cilat dukeshin në gjendje mjaft të rëndë.

“Anibali ka qenë një nga shokët e mi,. Ka kryer specializimin dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhjur dje pasdite vonë. Kam një keqardhje dhe i përcjell familjes ngushëllimet e mua.

Ka qëndruar në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut që e ka pritur 10 ditë. Kishte një peshë shumë të madhe. Dhe pacientet që shoqërohen me sëmundje të tjera, dhe vjen me vonesë është e vështirë të përballosh. Kemi pas jetë të humbura për shkak të obezitetit.

Punonte si mjek familje në Tropojë. Por ministria mund ta dijë më mirë. Ka ardhur. Është tentuar të intubohet por ka humbur jetën. Ka ardhur me parametra shumë të rënda”, tha Bala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!