Mjekja e njohur, Albana Daka flet për momentin e dhimbshëm kur nuk do të donte të ishte mjeke

schedule22:00 - 24 Mars, 2021

schedule 22:00 - 24 Mars, 2021

Sonte në puntatën e radhës së “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli ishte e ftuar edhe mjekja e njohur Albana Daka e cila për publikun është e njohur edhe si nutricionistja e “ABC-ja e shëndetit”. Në rubrikën “Në mundsh”, ajo tregoi një moment të jetës ku nuk do të donte të ishte mjeke. Sëmundja e rëndë e të atit dhe avancimi i shpejtë i saj e ka bërë të ndihej e pa fuqishme për ta ndihmuar.

Ndarja nga jeta e tim eti, më ka rritur. As kur u martova dhe krijova familjen time nuk ndihesha aq e rritur. Sëmundja e rëndë e tij më ka bërë të mos doja të isha mjeke dhe të ndihesha e pa fuqishme përpara tij“, tregoi Albana.

Shpesh mjekët e kanë më të vështirë kur përballen me largimin nga jeta të njerëzve të dashur edhe pse ashtu si me pacientët bëjnë çmos për ti shpëtuar ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!