Mjekja denoncon me VIDEO: PPP-ja e parkimit s’po na lejon të fusim makinat as në oborrin e QSUT

schedule15:29 - 28 Shtator, 2020

schedule 15:29 - 28 Shtator, 2020

Mjekja dermatologe Monika Fida ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shprehet se mjekët nuk lejohen të parkojnë automjetet e tyre në parkingun e QSUT-së. Ajo ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët kur është gjobitur nga policia ndonëse thotë se automjeti kishte leje parkimi.

Fida shprehet mjaft e revoltuar për këtë situatë, duke theksuar se koncesionari ka bllokuar të gjithë zonën, ndërkohë që thekson se mjekët që deri ishin heronj, sot marrin këtë “shpërblim”.

“Për këtë Fida shigjeton koncesionarin e spitalit i cili ka zënë të gjitha  vendet ndërkohë që për mjekët, infermierët dhe pjesëtarë të tjerë të personelit nuk ka asnjë hapësirë. Jam mjeke, konsuletnte, pranë shërbimit të dermatologjisë. Unë do të jap mësim sot për studentët. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët sepse koncesionari që ofron shërbimin e ka bllokuar të gjithë zonën.

Ndërsa ne që deri dje ishim heronj sot nuk lejohemi të parkojmë pranë QSUT-së. Kjo është gjoba që unë kam marrë. Sepse nuk ka vend për parkim për mjekët”, shprehet Fida./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!