Mjekët specializantë u pushuan nga puna pas 1 viti “luftë” me Covid: Kërkojmë takim me ministren

schedule10:25 - 28 Qershor, 2021

schedule 10:25 - 28 Qershor, 2021

Specializantët e mjekësisë, kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo protestë e tyre ka ardhur për shkak se pas një vit shërbimi kundër pandemisë Covid, 1 mijë mjekë specializantë janë hequr nga punë.

Një nga mjeket specializante, u shpreh se me këtë vendim atyre u është ndalur punësimi në strukturat private dhe në ato shtetërore.

Ndërsa kërkuan takim me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ata paralajmëruan se nëse çështja nuk merr zgjidhje, atëherë do t’i drejtohen gjykatës.

“Kërkojmë takim me Ministren e Shëndetësisë. Kjo shkresë ka vend për t’u parë dhe për t’u anuluar.  Me këtë vendim na kanë ndaluar punësimin edhe në strukturën privatë dhe në atë shtetërore. Ne  jemi rreth 1000 persona, ndërsa 700-800 mund të mbeten pa punë. Hapin e parë e nisëm me një shkresë, për këtë problem që na prek të gjithëve, por nëse do të na duhet do të shkojmë në proces gjyqësor”, u shpreh një mjeke.

Kujtojmë se vendimin e ka lëshuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!