Mjekët shpjegojnë pse nuk duhet të pini kurrë ujë kur jeni në këmbë

schedule08:32 - 3 Gusht, 2022

schedule 08:32 - 3 Gusht, 2022

Në mot të nxehtë, është e nevojshme të merret një sasi e mjaftueshme e lëngjeve dhe rekomandohet të pini ujë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk është vetëm sa ujë pini, por edhe si e bëni atë. Mjekët thonë se nëse nuk pini në mënyrën e duhur, mund të përballeni me probleme shëndetësore.

Kjo është arsyeja pse duhet ta shmangni pirjen e ujit kur jeni në lëvizje. Nëse po qëndroni në këmbë, uji rrëshqet drejt e në zorrë dhe nuk përthithet sa duhet. Kështu që do të ndjeni etje më shpejt por edhe organet do të funksionojnë më ngadalë, shkruan abcnews.al.

Duhet të pini ujë në pozicion ulur me gllënjka të vogla, sepse atëherë muskujt janë më të relaksuar, dhe nëse nuk e bëni këtë, fillimisht mund të keni probleme me tretjen, e më pas me kyçet dhe fshikëzën. Nëse pini ujë në këmbë, krijon probleme në pjesën e poshtme të ezofagut, që shkakton formimin e acidit.

Muskujt e organeve të tretjes ngadalësohen, ka një ndalesë në tretjen e ushqimit dhe rrjedhimisht fryrje. Një çekuilibër i lëngjeve në trup çon gjithashtu në grumbullimin e tij rreth kyçeve, dhe veshkat punojnë më ngadalë, kështu që toksinat qëndrojnë më gjatë në trup, shpjegojnë ekspertët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!