Mjekët: Persona me alergji stinore mund të vaksinohen

schedule16:56 - 21 Prill, 2021

schedule 16:56 - 21 Prill, 2021

Tështima, kolla, lotimi i syve apo vështirësitë në frymëmarrje me ardhjen e Pranverës shqetësojnë shumë persona.

Numri i atyre që vuajnë nga alergjitë sipas mjekes alergologe ne Spitalin Amerikan 2 në Tiranë Ornela Marko është rritur ndjeshëm.

Shkaktarët janë të ndryshëm, por në këtë sezon dominojnë lulëzimi I bimëve dhe përhapja në ajër e poleneve.

Prandaj mjekja alergologe rekomandon mbajtjen e maskës e cila në këtë kohë mbron jo vetëm nga Covid 19 por dhe nga alergjitë stinore.

“Nuk duhet ta heqin për asnjë moment sepse i mbron nga kontakti me alergenët dhe fakti që thonë disa person që nuk e mbaj dot se më zihet frymë se frymëkëmbimi nuk vështirësohet nga maska,” thotë mjekja.

Por a duhet ta bëjnë vaksinën anti Covid personat që vuajnë nga alergjitë?

“Më kanë marrë mjaft pacientë dhe më thonë që unë jam alergjik nga një lloj medikamenti, jam alergjik nga pelene a mundte ta bej. Po duhet ta bej,” thekson ajo.

Nëse dyshoni se keni alergji nga ndonjë përbërës kimik mjekja alergologe Ornela Marko në  Spitalin Amerikan 2 sugjeron konsultën me specialistin.

“Të vetmit persona që ju rekomandohet të mos e bëjnë vaksinën janë ata që janë alergjikë nga kimikatet, p.sh kur jemi alergjikë nga boja e flokëve,” thotë mjekja.

Përpara marrjes së vaksinës  çdo person i nënshtrohet një pyetsori dhe në rast se mjeku në qendrën e vaksinimit vëren  probleme nuk lejon kryerjen e vaksinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!