Mjekët për gjendjen shëndetësore të Andi Malokut: Ka dëmtuar kolonën dhe shpatullën

schedule18:55 - 1 Nëntor, 2019

schedule 18:55 - 1 Nëntor, 2019

Sipas mjekëve të Traumës Andi Maloku është në gjendje të rëndë shëndetësore, por në parametra stabël jetësorë. Mjekët i thanë gazetares së ABC News se Maloku ka dëmtuar shpatullën dhe  kolonën, pasi ka paralizë të këmbëve, ndërsa është ende nën ekzaminim.

Gazetarja e ABC News Yllka Kamenica raporton nga spitali i Traumës për gjendjen shëndetësore të Andi Malokut i cili u qëllua me 24 plumba.

Ajo thotë se është e vështirë për të marrë informacion. Ai i është nënshtruar një skaneri, janë bërë gjithë ekzaminimet.

Pritet që të merret në sallën e operacionit dhe më pas do të jetë një mjek që do njoftojë mbi rezultatin.

Është blinduar spitali i Traumës nga forca të shumta policie dhe të armatosur. Të pyetur nga gazetarët ata thonë, janë të armatosur, ata thonë se është një urdhër që po zbatojnë.

Mësohet se edhe në spitalin e Durrësit janë shtuar forcat e policisë që mbajnë nën monitorim të plagosurit. Gazetarja e ABC News Enkelejda Arapi raporton se prokurori Ndoji ka marrë dy plumba dhe aktualisht ndidhet në reanimacion sëbashku me Lahon, e njohur ndryshe se Land Muharremi.

Sipas bluzave të bardha ata kanë kaluar rrezikun për jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!