Mjekët kundër Johnson: Heqja e kufizimeve krim dhe e pamoralshme

schedule11:07 - 14 Korrik, 2021

schedule 11:07 - 14 Korrik, 2021

Të paktën 1,200 ekspertë janë kundër vendimit të Johnson për të hequr të gjitha masat kufizuese me 19 korrik , në atë që kryeministri e ka cilësuar  “Dita e Lirisë”. Sipas një letre dërguar Lancet, plani i qeverisë së Londrës është krim dhe i pamoralshëm.

Numri i viktimave në Britani arriti kulmin gjatë 3 mujorit të fundit duke regjistruar mbi 50 viktima në ditë. Por sipas ekspertit Callom Sable vala e dimrit do të jetë një kombinim i  Covid dhe viruseve të tjera të frymëmarrjes.

Ai tha gjithashtu se masat kufizuese si maskat mund të rivendosen sërish por nuk ka gjasa të vendoset një bllokim i përgjithshëm.

Sipas “Daily Mail”, të hënën në mbrëmje, disa orë pas njoftimit të kryeministrit britanik, Boris Johnson, se më 19 korrik britanikët do të jenë të lirë, ekspertët dhe mjekët nënshkruan letrën e cila kritikon vendimin e Boris Johnson.

Ekspertët theksojnë në letrën e tyre se miliona të rritur duhet të vaksinohen plotësisht në mënyrë që heqja e masave kufizuese kundër  Covid të bëhet në mënyrë të sigurt.

Sipas tyre, heqja e kufizimeve me 19 korrik, do të rrisë numrin e të infektuarve dhe shtrimeve në spital./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!