Mjekët i injektuan insulinë, ndërron jetë djali (Foto)

schedule21:15 - 23 Qershor, 2019

schedule 21:15 - 23 Qershor, 2019

Një djalë 5-vjeçar autik vdiq pasi mjekët i  injektuan dhjetë herë doza insuline, pasi e keq-diagnostikuan. Sipas prindërve mjekët i bënë insulina djalit pasi dyshonin se vuante nga diabeti për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Shay Turner u shtrua në spitalin e përgjithshëm të Rotherham vitin e kaluar, por vdiq pak ditë më vonë, pasi  pësoi një dëmtim katastrofik në tru.

Prindërit e tij, Laura, 28-vjeç dhe Martyn, 29-vjeç, pohojnë se mjekët e diagnostikuan gabim dhe i kishin injektuar 10 doza insuline gjatë qëndrimit në spital.

Çifti tani po bën apel për ndihmë pasi do të mbledhë një shumë prej  12.000 £ për të paguar avokatët për t’i përfaqësuar ato në seancën që do të mbahet në muajin Tetor për djalin e tyre.

“Deri më tani askush nuk na ka thënë të vërtetën dhe ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tonë”, është apeli i prindërve./abcnews.al