Një djalë 5-vjeçar autik vdiq pasi mjekët i injektuan dhjetë herë doza insuline, pasi e keq-diagnostikuan. Sipas prindërve mjekët i bënë insulina djalit pasi dyshonin se vuante nga diabeti për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak.
Shay Turner u shtrua në spitalin e përgjithshëm të Rotherham vitin e kaluar, por vdiq pak ditë më vonë, pasi pësoi një dëmtim katastrofik në tru.
Prindërit e tij, Laura, 28-vjeç dhe Martyn, 29-vjeç, pohojnë se mjekët e diagnostikuan gabim dhe i kishin injektuar 10 doza insuline gjatë qëndrimit në spital.
Çifti tani po bën apel për ndihmë pasi do të mbledhë një shumë prej 12.000 £ për të paguar avokatët për t’i përfaqësuar ato në seancën që do të mbahet në muajin Tetor për djalin e tyre.
“Deri më tani askush nuk na ka thënë të vërtetën dhe ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tonë”, është apeli i prindërve./abcnews.al