Pësoi hemorragji cerebrale: Mjekët tregojnë gjendjen e avokatit Maks Haxhia

schedule13:58 - 12 Tetor, 2019

schedule 13:58 - 12 Tetor, 2019

Lajm i mirë për avokatin e njohur shqiptar, Maks Haxhia. Dy ditë pasi u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale, mësohet se Haxhia e ka kaluar gjendjen kritike dhe ka dalë nga reanimacioni.

Mjekët që kanë nën kujdes avokatin Haxhia, pohuan se ai është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasoja nga problemi shëndetësor që kaloi.
Avokati Haxhia, u shtrua me urgjencë mbrëmjen e 10 tetorit në Spitalin Amerikan ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Por tashmë gjendja e tij është drejt rehabilitimit.

Ai është një emër i njohur për opinionin publik dhe ka mbrojtur personazhe të ndryshëm të njohur. Ndërkohë që kujtojmë se Haxhia ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në periudhën korrik-nëntor 1992./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!