Mjekët e rinj të Shqipërisë/ Hyjnë në sistem përmes portalit, Koçiu: Paga të larta dhe kredi pa interes

schedule15:38 - 5 Mars, 2024

schedule 15:38 - 5 Mars, 2024

Oriend Hasanaj synon të jetë një prej kirurgëve të spitaleve universitare në vend megjithkëtë  fillimi i mbarë gjysmë e punës. Prej më pak se një muaji është  pjesë e qendrës shëndetësore numër gjashtë në Tiranë.  Thotë se aplikoi në portalin   “Mjekë për Shqipërinë” dhe tregon se fitoi

Xhoana ka gjetur veten në spitalin e vendlindjes.  Rreth dy vite pasi përfundoi  studimet u rendit e para në listë  për tu  punësuar  si mami në maternitetin e Krujës.

Dy muajt e parë të vitit rreth 400 mjekë dhe infermierë  u punësuan  përmes portaleve mjekë e infermierë për Shqipërinë.

Ministria e Shëndetësisë  po  rivlerëson nevojat  për  bluza të bardha në spitalet e vendit. Për ti mbajtur ata  në Shqipëri ministrja  Kocciu tha se do të zbatohen një sërë nismash.  Rritja e  pagave për mjekët  e familjes dhe infermierët në muajin korrik dhe kredi me interes zero janë dy prej tyre.

Rreth 6 mijë bluza të bardha prej të cilëve 1300 mjekë sipas ministres së Shëndetësisë  janë punësuar në  spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit  gjashtë vitet e fundit.