Mjekët e Infektivit të parët që do të marrin vaksinën anti Covid

schedule11:20 - 11 Janar, 2021

schedule 11:20 - 11 Janar, 2021

Këtë të hënë në vendin tonë do të nisë dhe vaksinimi i personave të parë me vaksinën anti Covid.

Gazetarja Ajgena Korbi nga ambientet ku do të zhvillohet vaksinimi raporton për ABC se akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje se nga kanë ardhur dozat e para të vaksinës.

Ajo thekson se të parët që do të marrin vaksinën janë mjekët e spitalit Infektiv që janë në vijën e parë të rrezikut, më pas duket se vaksinimi do të nisë për të moshuarit në azile.

Gjithashtu gazetarja bën me dije se specialistët e Shëndetit Publik i kanë konfirmuar se personat që do të kryejnë vaksinën do të plotësojnë një formular në lidhje m eproblemet shëndetësore që ato kanë. Pas vaksinimit ato do të qëndrojnë për 30 minuta në ambjentet e stadiumit.

Vaksina nuk do të zhvillohet te gratë shtatëzana dhe të fëmijët nën moshën 16 vjeç, dhe të personat që kanë alergji të vecanta, deri më tani vaksina është falas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!