Lëvizja e makinave në Llogara është vështirësuar pasditen e sotme si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Vlorën. Qafa e Llogarasë është mbuluar nga një mjegull e dendur që ka krijuar vështirësi te drejtuesit e makinave.
Gazetari i “ABC” Elton Nikaj sjell pamjet e gjendjes aktuale në këtë aks rrugor ku kërkohet mjaft kujdes për të shmangur daljet nga rruga apo aksidentet. Ndërkohë që po vijojnë edhe reshjet e shiut.
Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe stuhi nga jugu në veri./ db/Abcnews.al