Mjedisi, forcohen ndëshkimet/ Kumbaro: Rriten me 30 përqind gjobat për shkelësit

schedule10:50 - 2 Maj, 2024

schedule 10:50 - 2 Maj, 2024

Ashpërsohen penalitetet për ata që ndotin mjedisin. Bizneset që shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe ajrit do të përballen me gjoba më të larta.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë tha se u miratua vendimi që parashikon ashpërsimin e masave administrative me 30%.

Një ndryshim i rëndësishëm në ligje është edhe fakti se përmirësohet mënyra e vjeljes.

Sipas ministres këto ndryshime ligjore janë të domosdoshme sidomos në këtë moment ku turizmi në vend po njeh rritje.

Për subjektet që ndotin mjedisin gjoba mund të arrije deri në 26 milionë leke të vjetra.

Me vjeljen e gjobave më të larta nga bizneset ndotëse, qeveria synon të rrisë buxhetin që do të përdoret për investime për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara dhe për ruajtjen e mjedisit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!