Seksologia Emily Morse thotë se një fjali është çelësi për ndezjen e pasionit në shtrat. “Gjëja më emocionuese është kur partneri juaj ju pyet: “A ju pëlqen kjo?”, tha Morse. Me të folur mund të arrihet shumë dhe nuk është e kotë të pyesni herë pas here partnerin se çfarë i pëlqen në shtrat.
Kjo do të krijojë një mundësi për të përmirësuar marrëdhënien, por edhe për të marrë konfirmimin se ajo që po bëni është emocionuese. Ndoshta partnerit tuaj nuk i pëlqen më diçka që keni bërë më parë dhe heziton t’jua thotë.
“Disa prej nesh mendojnë se partneri ynë duhet të dijë në mënyrë intuitive të gjitha dëshirat tona seksuale, por kjo është rrallë e mundur. Kjo mënyrë e “kontrollit” gjatë seksit, dhe e lënies së partnerit të kuptojë se ai po bën diçka mirë, çon në kënaqësi më të madhe, lidhje më të thellë dhe komunikim më të mirë në të gjitha sferat e jetës. Ky është çelësi i suksesit në seks”, thotë seksologia.
Shumica e njerëzve u pajtuan me të. “Më pëlqen kur partneri im më pyet nëse më pëlqen diçka. Edhe kjo më ndez jo pak”, shkroi një komentues. /abcnews.al